Ballkani Perëndimor ende përballet me pasojat e luftërave që ndodhën gjatë periudhës së viteve 1990 dhe 2001. Gjersa vendet e prekura nga lufta janë zhvilluar ekonomikisht dhe në drejtim të ndërtimit të institucioneve dhe stabilitetit të përgjithshëm, trashëgimia e konflikteve nuk është trajtuar në mënyrë efektive dhe ende ndikon dhe formëson marrëdhëniet shoqërore ndërmjet grupeve të ndryshme etnike. Këto tensione themelore sociale janë të rrënjosura në strukturën sociale të Ballkanit Perëndimor dhe janë faktor kyç në politikën rajonale. Si i tillë, megjithëse Ballkani Perëndimor ka ecur përpara dhe ka tejkaluar kohërat e dhunës, shoqëria e këtij rajoni ende nuk është shndërruar në shoqëri paqësore. Krahas qeverisjes së mirë dhe zhvillimit ekonomik, transformimi i këtyre vendeve në shoqëri demokratike dhe paqësore është një element i rëndësishëm në realizimin e aspiratës së tyre për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian (BE). Qëllimi i qartë i politikës së zgjerimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor është promovimi i madh i paqes duke rivendosur kështu besimin midis qytetarëve dhe shoqërive, si dhe të lehtësojë pajtimin dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm.

Share: