Njoftim për publik lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit

Njoftim për publik lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit

Ne, të nënshkruarit shprehim shqetësim serioz për situatën në të cilën ndodhet ish-polici i Kosovës, z. Dejan Pantiq. Gjegjësisht, nga deklaratat e avokatit të z. Pantiq mësuam se ai ende ndodhet në bazën e policisë së Kosovës në afërsi të vendkalimit në Jarinje dhe se as avokatët e as familjarët e tij nuk lejohen ta vizitojnë apo të kontaktojnë atë përmes telefonit.

Si organizata që merren me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, shprehim reagimin tonë me këtë rast për një trajtim të tillë të z. Pantiq, i cili u mbajt jashtë qendrës së paraburgimit në ambiente që sigurisht nuk i plotësojnë standardet e paraburgimit as sipas rregulloreve në Kosovë apo konventave ndërkombëtare. Kushtet e paraburgimit të tij, si dhe pamundësia e kontaktit me familjarët dhe mbrojtësit e tij, paraqesin shkelje të rëndë të të drejtave të tij njerëzore dhe kërkojnë përfshirjen urgjente të institucioneve kompetente në Kosovë, si dhe përfshirjen e misioneve dhe organizatave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.

Duke marrë parasysh këtë që u tha më sipër, ftojmë të gjitha institucionet përkatëse dhe misionet dhe organizatat ndërkombëtare që të përfshihen për të respektuar të drejtat e z. Pantiq dhe mbi të gjitha të drejtën për të kontaktuar me avokatët dhe familjarët. Gjithashtu presim që të angazhohen në përputhje me mandatin e tyre dhe ta vizitojnë z. Pantiq për t’u siguruar për shëndetin e tij dhe kushtet në të cilat po mbahet.

Nënshkruesit:

  1. Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)
  2. Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)
  3. Qendra humane Mitrovicë
  4. Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)
  5. Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)
  6. Iniciativa e re sociale (NSI)
  7. NVO Aktiv
  8. Gracania online
  9. Shoqata e grave afariste Avenija
  10. Qendra për iniciativa sociale
  11. Veprimtaria e Partesh Rinore

Share:

Share: