Deklarata për publik me rastin e sulmit ndaj drejtorit të OJQ AKTIV, Miodrag Miliqeviq
Iniciativa Open proteston fuqishëm me rastin e ngacmimit verbal dhe fizik të drejtorit të OJQ AKTIV, Miodrag Miliqeviq nga ana e anëtarëve të policisë së Kosovës, që ndodhi në mengjesin e sotëm në afërsi të Jarinjës në veri të Kosovës. Ky është vetëm një nga seria e incidenteve që kanë ndodhur muajt e fundit në zonat serbe në veri të Kosovës, të cilat janë shkaktuar nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë së Kosovës.
Thërrasim Qeverinë e Kosovës dhe institucionet e pavarura përgjegjëse ta shqyrtojnë këtë dhe rastet tjera të kësaj natyre dhe të dënojnë autorët nga rradhët e policisë së Kosovës. Sjellja agresive dhe e paligjshme e forcave speciale policore në zonat e banuara me serb në veri të Kosovës paraqet rrezik sigurie që mund të çojë në pasoja të paparashikueshme, e të cilat janë shkaktuar nga pjesëtarët e forcave speciale të policisë së Kosovës.
Gjithashtu, i bëjmë thirrje akterëve ndërkombëtarë, para se gjithash KFOR dhe EULEX, EU dhe shteteve të Kvintës që të përfshihen më aktivisht në monitorimin e situatës së sigurisë dhe t’i kushtojnë më shumë vëmendje sjelljes së forcave speciale policore në komunat në veri të Kosovës.
Nënshkrues:
- Qendra për akcione afirmative shoqërore (CASA)
- Qendra për avokim per kulturë demokratike (ACDC)
- Bota badh e zi
- Forumi për zhvillim dhe bashkepunim multietnik (FDMC)
- Qendra humane Mitrovicë
- Instituti për zhvillim ekonomik territorial (InTER)
- Komunikimi për zhvillim të shoqrisë (CSD)
- Iniciativa e re sociale (NSI)
- NVO Aktiv
- Radio Goraždevac
- RTV Kim
- CBS
- Advocacy Center for Democratic Culture – ACDC
- Gračanica online
- Qendra mediale