Raporti i Shoqërisë Civile për të Drejtat e Njeriut në Kosovë ofron një pasqyrë të përgjithshme të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë në vitin 2024. Ai përfshin çështjet/zhvillimet kryesore, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe sfidat ndaj realizimit efektiv të të drejtave të njeriut në praktikë. Raporti është hartuar bashkërisht nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që punojnë në një numër të larmishëm fushash relevante për të drejtat e njeriut. Ky Raport synon të shërbejë si një mjet i pavarur për të vlerësuar situatën e përgjithshme të të drejtave të njeriut në Kosovë, duke plotësuar kështu një boshllëk ekzistues në raportimin e përbashkët për të Drejtat e Njeriut në Kosovë në nivel lokal dhe ndërkombëtar, përveç rritjes së bashkëpunimit dhe koordinimit midis OSHC-ve.

Share: