Dialogut Kosovë-Serbi i duhet një shtytje

Dialogut Kosovë-Serbi i duhet një shtytje
04/11/2021

Kanë kaluar 10 vjet nga fillimi i dialogut Kosovë-Serbi i udhëhequr nga BE-ja. Gjatë kësaj kohe ka pasur një progres relativ në stabilizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve,mirpo kohët e fundit ka një stagnim në hapat e bërë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Me një qeveri të re në Kosovë dhe me ndryshimet e lidershipit në akterët kryesorë të vendeve si Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, një ringjallje e dialogut duket shumë e pritur.

Megjithatë, tensionet e fundit që u ngritën mes Kosovës dhe Serbisë për targat e automjeteve kanë ekspozuar se sa të dobëta janë marrëdhëniet mes dy vendeve. Kosova ka zbatuar masën e reciprocitetit për targat serbe, e cila detyronte automjetet me targa serbe të marrin targa të përkohshme për të hyrë në Kosovë.

Kjo është një masë që Serbia ka zbatuar për automjetet e Kosovës që nga koha kur Kosova shpalli pavarësinë e saj.

Forcat speciale të Kosovës janë dërguar në dy pika kufitare në veri për të zbatuar masën e re. Kjo çështje në dukje teknike shkaktoi një reagim të fortë nga qytetarët serbë të Kosovës që jetojnë në veri të Kosovës, të cilët bllokuan rrugët në shenjë proteste.

Në anën tjetër të kufirit, avionë luftarakë, helikopterë dhe mjete të blinduara serbe po fluturonin pranë kufirit, një lëvizje e cila nuk është parë që nga fundi i luftës në 1999.

Kjo situatë e tensionuar zgjati gati dy javë, derisa Kosova dhe Serbia ranë dakord për t’i dhënë fund bllokadës. Kosova pranoi t’i largonte forcat e saj speciale nga veriu dhe u zëvendësuan nga trupat e KFOR-it, ndërsa Serbia pranoi të hiqte bllokadat e rrugëve. Sipas marrëveshjes së re, mbi targat e të dy vendeve do të vendoset një letrër ngjitëse si masë e përkohshme deri në identifikimin e një zgjidhjeje të përhershme.

Duke e parë përshkallëzimin aq të shpejt të situates ndaj kësaj mase tregon se tensionet etnike janë ende në rritje. Vendimi i kryeministrit Kurti për të zbatuar këtë masë, për të cilën ai tha se nuk kishte për qëllim të provokonte Serbinë, bëri pikërisht këtë.

Vendimi morri gjithashtu edhe vëmendjen e BE-së dhe NATO-s. Këto institucione dhe shtetet e tyre anëtare i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë për ulje të tensioneve, duke argumentuar se dialogu është alternativa e vetme.

Veç kësaj, reagimi luftarak i Serbisë ndaj një mase që ata kanë zbatuar aktualisht tregon se ata nuk janë të gatshëm ta shohin Kosovën si një vend të pavarur, regjimi autokratik i Aleksandar Vuçiqit është ende i interesuar të shfaqë autoritetin e tij mbi Kosovën.

Dhjetë vjet pas nisjes së negociatave Kosovë-Serbi, trendet politike kanë ndryshuar. Joe Biden e mposhti Trumpin në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës në SHBA, ndërsa Angela Merkel do të largohet nga posti 16-vjeçar i kancelarës.

Rrjedhimisht, kjo kërkon ndryshime edhe në procesin e dialogut.

Dialogu ka nevojë për një strategji të re, më shumë angazhim dhe burime, dhe më e rëndësishmja, bashkëpunim transatlantik. Përndryshe, progresi relativ i arritur deri më tani rrezikon një kthim prap e krijim të tensioneve të reja të cilat veq se u shfaqën nga çështja e targave.

Në nivel kombëtar, qeveria e sapo zgjedhur Kurti si prioritet kryesore në negociata duhet t’i vendos drejtësinë tranzicionale dhe përpjekjet për pajtim. Për më tepër, qeveria duhet të angazhohet në një dialog serioz të brendshëm me komunitetin e saj serb, duke përfshirë këtu edhe zyrtarët e tyre të zgjedhur.

Përveç kësaj, Kosova duhet të përfitojë nga administrata më bashkëpunuese e SHBA-së dhe të sigurohet që të krijojë kanale komunikimi me kancelarin e ardhshëm gjerman.

Në nivel ndërkombëtar, partnerët perëndimorë duhet të ndërmarrin hapa proaktivë për t’u siguruar që procesi i dialogut të mbetet në një rrugë të mirë.

Së pari, dialogu ka nevojë për më shumë angazhim. Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, që do të thotë të lënja anash e interesave kombëtare të shteteve të veçanta anëtare dhe ofrimi I mbështetjes së plotë Lajçakut.

Së dyti, BE-ja duhet të punojë në çështjen e besueshmërisë së saj. BE-ja nuk duhet të rishpik rrotën, por me siguri duhet të përshpejtojë dialogun. Hapja e bisedimeve të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës do të dërgojë një sinjal të fortë dhe mbështetës për rajonin.

Së treti, ekziston një nevojë absolute për një bashkëpunim transatlantik në dialog. Në një kohë kur SHBA-ja po rivlerëson pozicionin e saj në çështjet botërore, marrëdhëniet Kosovë-Serbi mund të jenë një mundësi për bashkëpunim. Me SHBA-në dhe BE-në që punojnë së bashku, përparimi në rajon do të jetë më i mundshëm.

Kjo mund të jetë shtytja që i nevojitet dialogut.

Seria e Op-Eds brenda Kolektivit të Kosovës

Opinionet e shprehura në këtë seri të op-eds nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Fondi Ballkanik për Demokraci të Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD), Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ose Qeverisë së SH.B.A.

Projekt mbështetet nga Fondi Ballkanik për Demokraci i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe USAID.

Share:

Visar Xhambazi

Visar Xhambazi punon si hulumtues i politikave dhe menaxher i projektit në Institutin at Democracy for Development (D4D) me seli në Kosovë dhe gjithashtu është i angazhuar si këshilltar i ri për politika në United Europe organizatë me bazë në Gjermani. Ai është i fokusuar kryesisht në politikën e jashtme të SHBA-së, integrimin euroatlantik, bashkëpunimin rajonal dhe Ballkanin Perëndimor. Ai është autor i disa dokumenteve dhe artikujve të politikave. Puna e tij është botuar në disa revista vendore dhe ndërkombëtare si Prishtina Insight, Balkan Insight, Visegrad Insight, The Globe Post, New Eastern Europe, Emerging Europe dhe European Western Balkans. Visari ka një diplomë master në Studime Ndërkombëtare nga Old Dominion University, i specializuar në politikën e jashtme dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të SHBA-së, si dhe një diplomë bachelor në menaxhim dhe politika publike nga Instituti i Teknologjisë Rochester.

Share: