Nisma e Re Sociale po monitoron mediat dhe mediat sociale në bashkëpunim me
Pikasa Analytics INC, një kompani analitike e të dhënave e specializuar në zhvillimin
dhe zbatimin e mjeteve, softuerëve dhe algoritmeve të mësimit të makinerive. Mjeti
ua mundëson monitoruesve të numërojnë numrin nominal të artikujve për tema të
caktuara dhe të shohin nivelin e angazhimit të audiencës.
Angazhimet në uebsajte përcaktohen si artikuj të lajmeve që janë shpërndarë në
Facebook nga uebsajti i çdo burimi dhe numri total i pëlqimeve, shpërndarjeve dhe
komenteve që janë grumbulluar. Angazhimet në mediat sociale përfshijnë pëlqimet,
shpërndarjet dhe komentet e mbledhura nga të gjitha kanalet e mediave sociale
(Facebook, Instagram, YouTube, TikTok, LinkedIn) për të gjitha postimet, duke
përfshirë fotot, videot dhe tekstin. Vlerësimi i angazhimit shtrihet përtej organeve të
mediave për të përfshirë një sërë llogarish të mediave sociale përfshirë ato të
politikanëve dhe opinionbërësve.