Iniciativa e Re Sociale – NSI është organizatë e shoqërisë civile e cila punon në Kosovë, por gjithashtu bashkëpunon me palët kryesore të interesit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për të ndikuar përfundimisht në përfshirjen, ndërtimin e besimit, proceset e demokratizimit dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Duke vepruar kështu, NSI ndjek vizionin e saj të një shoqërie gjithëpërfshirëse të ndërtuar mbi besimin dhe vlerësimin midis komuniteteve të saj, në të cilën qytetarë nga të gjitha grupet etnike marrin pjesë aktivisht në shoqëri dhe qeverisjen e saj.

NSI përpiqet të ndikoj dhe të sjellë ndryshime duke fuqizuar zonën tonë elektorale- një komunitet jo-shumicë i bazuar në të gjithë Kosovën, për pjesëmarrje në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës dhe duke rritur besimin midis komuniteteve. NSI beson se ndryshimi i pozitës së komunitetit serbë të Kosovës dhe lidhja me komunitetin shumicë është një ndër kontribuesit kryesorë në gjithëpërfshirjen dhe demokratizimin e shoqërisë kosovare.

VIZIONI – Vizioni i Nismës së Re Sociale është një shoqëri gjithëpërfshirëse e ndërtuar mbi besimin dhe vlerësimin ndërmjet komuniteteve në Kosovë dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve nga grupe të ndryshme etnike / komunitete jo-shumicë.

MISIONI – NSI është një organizatë e shoqërisë civile që u mundëson komuniteteve jo-shumicë të marrin pjesë në jetën shoqërore dhe institucionale të Kosovës dhe rrit besimin midis komuniteteve duke mbështetur ballafaqimin me të kaluarën dhe normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

VLERAT

Integriteti: Ne bejme ate qe themi (një përshtatje në përkthimin nga anglishtja të – We don’t just talk the talk, we walk the walk). NSI i përmbahet vlerave dhe etikës, si dhe ekziston një harmonizim i plotë i asaj që ne mendojmë, themi dhe bëjmë si organizatë.

Profesionalizmi: Ne përpiqemi të bëjmë punë të mirë, dhe tu shërbejmë me dinjitet dhe respekt  zonës tonë elektorale, palëve të interesit dhe stafit.

Transparenca: Ne përqafojmë transparencën organizative programore dhe financiare, si dhe ndajmë punën tonë me bazën tonë, palët e interesit dhe donatorët. Brenda saj, stafi ynë është i angazhuar në çdo proces të planifikimit strategjik afatshkurtër, mesëm ose afatgjatë.

Puna në ekip: Ne vlerësojmë shumë punën ekipore prandaj kemi krijuar nje mjedis mbështetës për rritjen e stafit dhe partnerëve tanë.

Inovacioni: Ne përpiqemi të prezantojmë ide, produkte, metoda dhe shërbime të reja dhe kreative në punën tonë në mënyrë që ta bëjmë jetën më pak të vështirë për bazën tonë, palët e interesit dhe stafin tonë.

 

 

 

Shares