Kosovë-Serbi deri më 2027: Katër skenarët më të mundshëm janë rezultat i disa ushtrimeve të “brainstorming” nga 13 ekspertë të politikave dhe aktivistë të shoqërisë civile nga Kosova dhe Serbia. Këta skenarë janë hartuar pa paragjykime nga pjesëmarrësit nga Serbia dhe Kosova – përkatësisht, shqiptarët dhe serbët e Kosovës – dhe shërbejnë si dokument se si ata e shohin gjendjen aktuale të qeverisjes. Qëllimi primar i tyre është të parashikojnë një të ardhme të mundshme të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe kështu të provokojnë një debat mbi supozimet kryesore të nevojshme për t’i sjellë ato marrëdhënie drejt një stabiliteti të vazhdueshëm dhe për të paralajmëruar nëse këto të fundit mund të dërgojnë në drejtim të kundërt.

Share: