Uncategorized
18/09/2019
Ofertë pune
NSI hap pozitën e punës asistent me kohëzgjatje të kufizuar, i cili do të punonte si pikë kontakti me përgjegjësinë më të mëdha në mbledhjen e informacioneve në zbatimin e rekomandimeve të TBF.
Kritere kryesore për këtë pozitë janë njohja e avancuar e gjuhës Serbe dhe Shqipe dhe përvoja në realizimin e hulumtimeve. Aplikimi i kandidatëve që kanë njohuri të avancuara qoftë të gjuhës Serbe apo Shqipe do të shqyrtohet poashtu. Afati pë aplikim është deri më 25 Shtator ora 17:00.
Kohëzgjatja e kontratës: 9 muaj
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Grumbullimi i informacioneve mbi zbatimin e rekomandimeve të TBF nga akterë relevant
- Procesimi i informacioneve të grumbullurala për publikim në platformën TBF (www.kosovotrustbuilding.com)
Kualifikimet e dëshiruara:
- Njohja e gjuhës Serbe dhe/ose Shqipe
- Diploma Bachelor në shkenca sociale
- Përvojë relevante në realizimin e hulumtimeve dhe përdorimit të metodave kualitative të hulumtimit
- E preferuar përvoja e mëparshme e punës me media
- Njohje e mirë e kornizës ligjore të Kosovës
- Aftësi të mira komunikimi dhe në të shkruar
- Njohje e mirë e paketës Microsoft
- Aftësi ndërpersonale, aftësi për të punuar në ekip dhe krijim të raporteve të punës me kolegë
- Njohja e gjuhës Angleze do të konsiderohet si përparësi
Për të aplikuar për këtë pozitë, ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një Letër Motivuese në e-mail amilicevic@newsocialinitiative.org jo më vonë se me datën 25 Shtator 2019, ora 17:00.