Iniciativa e Re Sociale po kryen monitorimin e mediave online dhe mediave sociale
në bashkëpunim me Pikasa Analytics INC, një kompani e analitikës së të dhënave e
specializuar në zhvillimin dhe zbatimin e mjeteve, softuerëve dhe algoritmeve të
mësimit të makinerive. Mjeti i lejon monitoruesit të numërojnë numrin nominal të
artikujve për tema të caktuara dhe të shohin nivelin e angazhimit të audiencës.
Angazhimet në uebsajte përcaktohen si artikujt e lajmeve që janë shpërndarë në
Facebook nga uebsajti i çdo burimi dhe numri total i pëlqimeve, shpërndarjeve dhe
komenteve që janë grumbulluar. Angazhimet në mediat sociale përfshijnë pëlqimet,
shpërndarjet dhe komentet e mbledhura nga të gjitha kanalet e mediave sociale
(Facebook, Instagram, YouTube, TikTok, LinkedIn) për të gjitha postimet, duke
përfshirë fotot, videot dhe tekstin. Vlerësimi i angazhimit shtrihet përtej organeve të
medias për të përfshirë një sërë llogarish të mediave sociale, duke përfshirë ato të
politikanëve dhe opinionbërësve.