Jovana Radosavljević

Drejtoreshë Ekzekutive

është drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës së Re Sociale. Si drejtoreshë, Jovana është përgjegjëse për avokim, komunikim strategjik, ngritje fondesh dhe udhëheqjen e ekipit të stafit përmes zbatimit të planit strategjik. Ajo është anëtare e Ekipit Përgatitor për Komisionin e Pajtimit dhe së Vërtetës, detyra e së cilit është të përgadisë infrastrukturën teknike dhe ligjore për TRC në Kosovë. Kohët e fundit, Jovana ka punuar si këshilltare për Zyrën e Bankës Botërore të Kosovës, Ambasadën Mbretërore Norvegjeze në Prishtinë dhe swisspeace, duke ofruar analiza të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë dhe jetën politike të serbëve të Kosovës. Ajo ka punuar për misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në BE, në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet komunale dhe legjislative pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit. Jovana është përfituese e Programit të Bursave për Lidership të USAID-it dhe ka të përfunduar Master të Arteve në Studime Ndërkombëtare nga Shkolla e Studimeve Ndërkombëtare Joseph Korbel, Universiteti i Denverit, me specializim në zgjidhjen e konflikteve dhe zhvillimin ndërkombëtar dhe Bachelor nga Fakulteti i Shkencave Politike, Universiteti i Beogradit.