Një nga rezultatet kryesore të projektit “Fuqizimi i zërave gjithëpërfshirës të viktimave” (FZGjVSIVV) është krijimi i përbashkët i disa grupeve të parimeve nacionale të drejtësisë tranzicionale
(DT) në secilin vend përkatës, domethënëse për grupet e viktimave në Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Kosovë, si dhe në nivel rajonal.


Qëllimi kryesor ishte krijimi i parimeve të DT-së, të cilat kanë në qendër viktimat dhe janë praktike në nivelin kombëtar dhe atë rajonal në Ballkanin Perëndimor, që janë të rëndësishme për jetën e përditshme të viktimave. Objektivat specifike të parimeve janë përcaktuar në detaje në preambulë.

Share: