Gjithë lotët tanë rrjedhin nëpër katër objektiva të ndryshme dhe përshkruajnë histori të dhimbshme të së kaluarës sonë të afërt. Kjo ekspozitë unike i dedikohet historive të viktimave të luftërave në rajon. Qëllimi i kësaj ekspozite është njohja e publikut të gjerë me këto histori dhe njëherit të bëjë lutje për mbështetje të viktimave dhe grupeve të tjera të prekura në rajon në kërkimin e tyre të së vërtetës dhe drejtësisë.
Ekspozita përbëhet nga 34 fotografi origjinale, të realizuara nga katër fotografë në vende të ndryshme në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Fotografët nuk e njihnin njëri-tjetrin, megjithatë arritën të krijonin një histori universale me fotografitë e tyre dhe të bashkojnë kujtimet e dhimbshme të personave të zakonshëm dhe vuajtjet të tyre.
Ekspozita “Gjithë lotët tanë” synon promovimin e mirëkuptimit të ndërsjelltë në nivel kolektiv dhe atë individual në mënyrë që të rrisë zhvillimin dhe kohezionin shoqëror.
Organizuar nga Iniciativat Qytetare, Integra, Iniciativa e Re Sociale, dhe Aksioni Paqësor, me mbështetjen e PAX dhe ICTJ, gjatë vitit 2022 kjo ekspozitë rajonale ka udhëtuar në Beograd, Shkup dhe Prishtinë.