Vendet e Ballkanit janë të ndara në dy pole rreth idesë së OPEN BALLKAN. Në njërin pol janë vende si Kosova, Mali i Zi dhe Bosna dhe Hercegovina, si hezituese dhe madje kundërshtare të idesë, ndërsa në polin tjetër janë vende si Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që po e shtyjnë përpara këtë iniciativë si e vetmja rrugë për të rritur bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit. Palët janë aq të polarizuara sa që një përfaqësuesit politik nga tabori pro iniciative e përshkroi atë si çështje lufte ose paqeje – “Paqja nuk fitohet me mjetet e luftës”, tha ai. Por a sjell kjo iniciativë me të vërtet unitet apo përçarje në Ballkan? A ka ndonjë alternativë midis dy palëve? A duhet gjithsesi shikuar me sy kritik pozicion e njërës palës karshi tjetrës? Pse duhet të jemi kundër gjithsesi?

Obligimet ndërkombëtare të Kosovës

Kosova me marrëveshjen e 4 shtator 2020, në zyrën ovale kishte dhëne zotimet e saja që do jetë pjesë e iniciativave rajonale siç ishte ideja e Mini-shengenit. Por me ndryshimin e Qeverisë në Kosovë, duket se ka sjellë edhe një ndryshim në politikë. Duke refuzuar ose kushtëzuar pjesëmarrjen e saj në OPEN BALLKAN, Kosova po bëhet më e papërgjegjshme karshi ndërkombëtareve apo, thënë troç, ndaj Amerikës. Refuzimi i Kosovës për t’iu përmbajtur politikës ndërkombëtare mund të shihet si papërgjegjshmëri politike ndaj SHBA-ve, të cilët, për një kohë shumë të gjatë, investuan burime, kohë dhe para për të ruajtur stabilitetin në vend dhe për të çuar përpara procesin e përmirësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne anën tjetër Gjermania ka përshëndetur iniciativën duke e cilësuar si mundësi e mire për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes popujve që është në harmoni me procesin e Berlinit që për qëllim dhe synim ka Integrimin e plot të Ballkanit në BE duke deklaruar se “Çdo bashkëpunim Rajonal në Ballkanin perëndimor është shumë e rëndësishme që ky bashkëpunim të mbetet i hapur për 6 vendet ne rajon“.

Për udhëheqësit ballkanikë, gjëja më e rëndësishme është të kuptojnë qëllimin e iniciativave si Procesi i Berlinit, OPEN BALKAN, apo edhe CEFTA, ku Kosova është anëtare. Këto nisma duhet të shihen si një alternativë ndaj polarizimit politik midis vendeve të Ballkanit por gjithsesi duhet të kuptohen edhe si para përgatitje për realitetin evropian, dmth do duhej të shiheshin si mundësi e mire për forcimin e bashkëpunimit në mes vendeve të rajonit, i cili është gjithashtu një parakusht i vendosur nga BE.

Po ashtu si alternativë a mund të shihen propozimet e bëra në kuadër të OPEN BALKAN që bazohen tashmë në nisma të tjera paralele për të cilat ne vetëm se kemi rënë dakord. Në anën tjetër, kjo nismë nuk ndryshon shumë nga e ashtuquajtura nisma e Vishegradit midis Sllovakisë, Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë, pra edhe vendet e tjera kanë kaluar nëpër të njëjtat procese. Edhe ata kanë pasur probleme të mëdha me njëri -tjetrin, por vendosën që, pavarësisht nga e kaluara e tyre, të marrin pjesë në nismat rajonale për të çuar përpara proceset integruese. Kosova në veçanti duhet të marrë pjesë në këtë nismë së bashku me vendet e tjera të Ballkanit, pikërisht për të ushtruar presion, lobuar dhe sjellë vëmendjen në çështjet që janë shqetësuese për Kosovën përballë vetë Bashkimit Evropian, siç është çështja e liberalizimit të vizave dhe shumë çështje të tjera.

Në ketë aspekt nuk duhet kërkuar me shumë drame  se sa që realisht është duke ndodhur përveç faktit që të gjitha palët përfitojnë, por ne anën tjetër ajo çfarë OPEN BALKAN e proklamon janë edhe përkushtime dhe zotime qe Kosova edhe sot i implementon si psh. Ideja e mini-shengenit për të cilin Kosova është zotuar është lëvizja e lire me karta identiteti eshte njëra nga elementet kryesore ne kuadër te OPEN BALKAN, por ne edhe ashtu ne Ballkan lëvizim vetëm me karta identiteti si në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Serbi andaj nuk është asgjë e re për Kosovën, pra nuk është se kjo iniciative mund të shihet me aq negativitet siç pretendohet të i servohet popullit të Kosoves, pasi që  Kosova tashmë veç është dakorduar për këto gjera. OPEN BALLKAN mbase lirisht mund të thuhet se ma shume ka të bëjë me inate personale të liderve të Ballkanit se sa me vet përmbajtjen e OPEN BALKAN si nismë.

Aspekti Ekonomik I Marrëveshjes,

Argumenti që, OPEN BALKAN nga aspekti Ekonomik e favorizon një vend të caktuar karshi vendeve tjera marrë parasysh mungesën e zhvillimit dhe prodhimeve industriale nëpër vendet e Ballkanit bie ndesh me përpjekjet e vendeve të Ballkanit për të qenë pjesë marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë për qellim hapjen e tregjeve siç janë CEFTA, apo edhe  Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian.

Për më tepër, anëtarësimi i vendeve të Ballkanit në BE nënkupton gjithashtu hapjen ndaj të gjitha vendeve të tjera dhe niveli i konkurrencës ekonomike varet nga kapaciteti i vendeve individuale që marrin pjesë në tregun e përbashkët, me fjalë të tjera, anëtarësimi në një familje të madhe përfshin vendet që t’ia dorëzojnë sovranitetin e tyre ekonomik, politik dhe territorial institucioneve që menaxhojnë tregun e përbashkët, në këtë rast, institucionet e BE -së. Kjo nuk është diçka për t’u shqetësuar pasi nuk shkon kundër aspiratave tona.

Pra, nëse ideja që një ekonomi me e madhe përfiton me shumë se sa një ekonomi e vogël, përse Kosova nënshkroi marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me bllokun më të madh ekonomik në botë, Bashkimin Evropian kur ky i fundit është statistikisht me i fortë ekonomikisht së të gjitha vendet e Ballkanit bashkarisht.

Ne fund të fundit Kosova duhet ta shikoj këtë iniciative rajonale si mundësi e mirë  për t’i çuar gjërat drejt zhvillimit ekonomik dhe të mos bejë parallogarite e saja të mbushjes se arkës se shtetit vetëm nga hyrjet doganore. Tashmë është e dëshmuar që ekonomia e lirë e tregut, tregtia e lirë ndërkombëtare ka ndikim pozitiv në rritjen ekonomike, rritjen e mirëqenies, uljen e kostos se jetës, rritjen e shoqërive.

Tash pyetja është , a e pranojmë këtë iniciative si supremaci apo model i mire për iniciativë të përbashkët për zhvillimin ekonomisë se shtetit apo jo, tash varet nga vet shtetet e Ballkanit, me një fjale Kosova qasjen e globalizmit e ka edhe ne Kushtetutën e saj, pra Kosova e ka të shkruar që “synon zhvillimin e shoqërisë dhe mirëqenies së qytetareve përmes ekonomisë së lirë të tregut”.

Pra, ajo çfarë shoqëria në Kosovë duhet të kuptoj është fakti që ne jemi pajtuar me procesin e integrimit Evropian, dhe kjo kërkon paraprakisht një konsolidim të marrëdhënieve mes vendeve të rajonit. Ne po ashtu kemi rënë dakord për modelin e zhvillimit,  liderët mund të ndryshojnë,  por nuk mund të përmbysin zotimet dhe aspiratat themelore të shoqërisë sonë, qe janë Integrimi Evropian, hapja e tregjeve, lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve, të gjitha këto do të arrihen kur të bëhemi një anëtare e BE -së. Prandaj, ka parakushte për aspiratën tonë për t’i shtyrë vendet tona drejt Bashkimit Evropian.

Por a është OPEN BALKANS në thelb një shkundje e Integrimit Evropian dhe a duhet parë si e tillë, PO GJITHESESI. Këtë nismë përkundër hezitimit të gjithë procesit Kosova mund të përftoj përmes kësaj iniciative duke i thënë BE-se, ato që juve na keni kërkuar si ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunimi rajonal etj, ne jemi duke bërë vetë pa ju. Pra,  ne po tregojmë aq shumë vullnet për bashkëpunuar me njeri tjetrin dhe ju takon juve që të bëni pjesën e obligimeve tuaja karshi shumë proceseve që Kosova dhe Ballkani perëndimor po kalon dhe ta përshpejtoni integrimin e rajonit në BE dhe ju nuk mund të sillni me aq indiference.

Mbi të gjitha edhe vetë Bashkimi evropian në thelbin e saj e ka sigurinë, dmth për të siguruar paqen në Evropë. Projekti ni 6 vite pas përfundimit të një lufte mes Gjermanisë dhe Francës të cilat ishin edhe kundërshtare të cilat brenda gjysme shekulli kishin bëre 3 lufta shkatërrimtare mes veti, dhe pavarësisht kësaj këto dy vende vendosen bashkëpunimin mes vete për të themeluar atë që sot njihet si Bashkimi Evropian. Me një fjale nëse OPEN BALKAN paraqet mundësinë që zhvillimi ekonomik dhe tregtia e lire të jetë nder themelet kryesore, neve nuk kemi alternative tjetër veç se të bashkuar të hecim drejt integrimi ndodh përmes bashkëpunimit mes shteteve, popujve dhe ndërtimit të një paqeje të sigurt në rajon që në marrëdhëniet ndërkombëtare kjo quhet Funksionalizëm.

Pra, për ta përmbyll, kjo nënkupton që rruga e integrimit nënkupton që të lënien në njërën anë  të konfliktet e së kaluarës dhe nëpërmjet integrimit të tregut të përbashkët sa krijohet një nder-varshmëri mes shteteve që të shmanget konflikti mes shteteve, përkthyer në situatën tonë është replikimi në miniature i një Bashkimi Evropian. Në fund të fundit ky lloj bashkëpunimi parandalon trazira mes vendeve të rajonit dhe kjo po ashtu nënkupton rol pro-aktiv të të gjitha vendeve ballkanike për të ruajtuar këtë stabilitet të arritur. Pra, parimet e integrimeve Evropiane janë ndërtimin i urave të bashkëpunimit duke konsoliduar çasjen mes popujve, mirëkuptimin mes tyre, duke i ndihmuar njeri tjetrit të ecim përpara drejt një te ardhme më të ndritshme për gjithë popujt në Ballkan.

Seria e Op-Eds brenda Kolektivit të Kosovës

Opinionet e shprehura në këtë seri të op-eds nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Fondi Ballkanik për Demokraci të Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD), Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ose Qeverisë së SH.B.A.

Projekt mbështetet nga Fondi Ballkanik për Demokraci i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe USAID.

Avatar
Florent Hajrizi

Florent XH Hajrizi është një Politolog dhe Studiues i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Diplomacisë me një diplomë MA në Politikë dhe Diplomaci Ndërkombëtare. Aktualisht, ai është duke punuar si këshilltar në kompani dhe institucione të ndryshme në të gjithë Kosovën. Ai është i kualifikuar në analizën e konflikteve dhe transformimin e konfliktit dhe ka mbi 20 vite përvojë në zhvillimin ndërkombëtar në Kosovë, Serbi, Izrael dhe Palestinë.

Shares