Pothuajse pas dy vite pauzë, dialogu i lehtësuar nga BE-ja rifilloi më 12 korrik përmes ‘samitit virtual’ mes dy delegacioneve dhe personaliteteve të BE-së, si dhe një takimi të drejtpërdrejtë të organizuar në Bruksel më 16 korrik mes Presidentit të Serbisë Vučić dhe Kryeministrit të Kosovës Hoti.

Gjatë dy viteve të fundit, përçarja e politikës së përbashkët SHBA-BE për Kosovën është zhvilluar në një proces konkurrues mes tyre. Duket se BE ka dalë fitimtare, të paktën tani për tani. Takimi i shumëpritur në Uashington, i paralajmëruar nga ambasadori amerikan Richard Grenell, u harrua pas shpalljes së aktakuzës kundër Presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së Kadri Veseli.

Me njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe anulimin e takimit në Uashington, përgjegjësia (për ndërmjetësimin e dialogut) i kaloi BE-së. Nisma e re diplomatike e BE-së u shpagua me organizimin e një seri takimesh nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, në Prishtinë dhe Beograd.

Mbetet për t’u parë se si Lajčák do t’i trajtojë negociatat e rifilluara dhe nëse do të shkohet përsëri në Bruksel për procesin e dialogut, përfshirë ri-negocimin e marrëveshjeve që nuk ishin zbatuar ose ishin zbatuar pjesërisht. Ky proces i përtrirë duhet të bazohet në parime të qarta, të matshme dhe kanë një afat të përcaktuar.

Hoti në testim ndërsa Vučić kalëron i vetëm

Konfirmimi i aktakuzës së mundshme kundër Presidentit Thaçi ka lënë Kryeministrin Avdullah Hoti në krye të dialogut me Beogradin. Për gati një dekadë, Thaçi mbante mbi supe peshën e dialogut, së pari si Kryeministër dhe më pas si President. Ai u vlerësua si i vetmi politikan që kishte fuqinë dhe forcën për të bërë një kompromis potencialisht të dhimbshëm me Beogradin dhe për të arritur mbështetje të nevojshme politike ndërkombëtare dhe mbështetje të brendshme për zbatimin e marrëveshjes.

Muajt e radhës do të jenë testuese për Kryeministrin Hoti. Ai hyn në një dialog në kohën kur shoqëria kosovare është politikisht e polarizuar dhe ka rritje të numrit të rasteve me COVID-19, pas lehtësimit të kufizimeve, me ri-hapjen e vendit. Me një skenë politike të polarizuar, ai duhet të drejtoj vendin me një grup të vogël të deputetëve në Kuvend dhe legjitimitet të kontestuar.

Që kur ai mori detyrën, Kryeministri Hoti filloi përpjekjet e tij për të ndërtuar konsensusin e brendshëm për vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë. Puna e tij është minuar nga opozitarizmi i zëshëm i VV-së e cila kishte pushtetin në qeverisjen e kaluar. Çfarëdo suksesi që Hoti mund të arrijë, duhet të bazohet në vendimmarrjen kolektive mbi çështjet e dialogut në mes partive kryesore të koalicionit, liderit të partisë së tij, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj të AAK-së, dhe opozitës që është PDK. Si i tillë, ai hyri në diskutim me një mandat relativisht të qartë, por me mbështetje politike dhe legjitimitet të kontestuar.

Paradoksalisht, aktakuza kundër Thaçit mund t’i afrojë partitë qeverisëse me PDK-në. Partitë mund të vendosin të krijojnë një qeveri të re të koalicionit që do të zgjedhë një President të ri, në rast se Thaçi jep dorëheqje, për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, ku LVV konsiderohet në pozitën më të fortë për të fituar mbështetjen e shumicës së votuesve shqiptarë të Kosovës.

Në Serbi, me një fitore të thellë të partisë së Presidenti Vučić në zgjedhjet parlamentare të qershorit, atij iu dha e drejta të bëjë marrëveshje me Prishtinën pasi SNS-ja dhe SPS-ja fituan pothuajse ¾ e mbështetjes elektorale.

Pavarësisht uljes së pragut zgjedhor për krijimin e mundësisë që të ketë opozitë, pasi që aleanca më e madhe e opozitës i kishte bojkotuar zgjedhjet, vetëm një parti e re, SPAS-i, me vështirësi arriti të hyjë në parlament. Sipas vëzhguesve të pavarur dhe organizatave të shoqërisë civile në Serbi, zgjedhjet u dëmtuan nga parregullsitë e shumta dhe dyshimet për mashtrim elektoral. Pas viteve të shtypjes së opozitës, Presidenti Vučić është lënë vetëm i përkëdhelur.

Në Kosovë, Lista Srpska, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar, është bashkuar me koalicionin e fundit qeveritar. Kjo parti mban 10 nga 10 vendet e garantuara për komunitetin serb të Kosovës në Parlamentin e Kosovës, 10 nga 10 komunat me shumicë serbe, një post të Zëvendës Kryeministrit dhe dy Ministri. Kjo parti ka siguruar përfaqësimin pa asnjë kundërshtim.

BE-ja dhe ShBA-ja në një lëvizje të shpejtë të dialogut

Pasi BE-ja dhe ShBA-ja u koordinuan, angazhimi i tyre në dialog u nda në dy procese paralele gjatë vitit të kaluar. Përfshirja e ShBA-së ndikoi në ndryshimin e menjëhershëm të bilancit të fuqisë në dialog në koston e BE-së. Emërimi i Ambasadorit Richard Grenell si i dërguar special i Presidentit amerikan për bisedimet e paqes Serbi-Kosovë në tetor 2019 ndryshoi dinamikën e dialogut. Ai hapi një rrugë të re diplomatike, duke ofruar premtime për të përmirësuar lidhjen dhe infrastrukturën e transportit.

Grenell shfrytëzoi afërsinë e tij me Presidentin amerikan, i cili i dha atij kredibilitet drejt Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Sidoqoftë, përpjekjet e tij për të sjellë palët në tryezë për bisedime u shkurtuan nga njoftimi i aktakuzës të Dhomave të Specializuara të Kosovës kundër Presidentit Thaçi.

Mbetet të shihet nëse Ambasadori Grenell do të bëj edhe një përpjekje tjetër, duke marrë parasysh afatin e kufizuar kohor përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor. Megjithatë, kohëve të fundit ai ka zbutur retorikën e tij drejt procesit të lehtësuar nga BE, duke njohur përparësinë e BE-së në frontin politik, ndërsa sugjeron që qasja e SHBA do të përqendrohet vetëm në ekonomi.

Në anën tjetër, emërimi i një diplomati me përvojë si Miroslav Lajčák si Përfaqësues Special (EUSR) për dialogun “Beograd-Prishtinë” sinjalizoi një ri-përpjekje të vendeve anëtare të BE-së për të unifikuar pozicionin e tyre dhe për të hyrë në një fazë të re të dialogut.

BE-ja arriti të rikthej ndikimin e saj me anulimin e takimit në Uashington më 27 qershor, dhe mori iniciativën për organizimin e Samitit të Parisit më 10 korrik, si dhe takimin e parë virtual në mes Presidentit Vučić dhe Kryeministrit Hoti më 12 korrik, dhe organizimin e takimit të drejtpërdrejtë në Bruksel më 16 qershor. Si rezultat i këtyre takimeve, të dy palët ranë dakord për elementet kryesore të procesit.

Sidoqoftë, Beogradi dhe Prishtina janë zhgënjyer me gatishmërinë e BE-së për të ofruar kontributin e saj, veçanërisht perspektivën e zgjerimit të BE-së me integrimin e Serbisë dhe të paktën liberalizimin e vizave për Kosovën. Para se të bëhen përpjekje serioze për dialogun, BE-ja do të duhet të adresojë incentivën e saj të kontestuar.

Kjo është një nga arsyet pse ShBA-ja ishte në gjendje t’i rikthehet dialogut si një ndërmjetësues më i besueshëm për Kosovën. Prishtina është e zhgënjyer me mënyrën se si po zhvillohet dialogu me Beogradin, pasi që nuk kishte asnjë sinjal se Kosova mund të llogarisë se procesi do të përfundojë me njohje ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ekzistonte një ndjenjë e padrejtësisë, pasi që Beogradi prapë ishte duke arritur progres në procesin e integrimit në BE.

Esenca e dialogut

Mandati i Lajčák-ut është të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve përmes nënshkrimit të një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme brenda 12 muajve. Sidoqoftë, BE-ja do ta ketë të vështirë të krijoj diçka që veç ekziston dhe të ndryshoj plotësisht përmbajtjen e negociatave.

BE-së i takon të rishikojë procesin e dialogut në Bruksel dhe të ri-negociojë marrëveshje që nuk zbatohen në aspektin e dialogut teknik dhe politik. Për dallim nga procesi i ngadalshëm i normalizimit që ishte parim i dialogut të hershëm, një proces i përtërirë do të duhet të bazohet në parime dhe elemente që janë të qarta dhe të matshme, me një afat të përcaktuar kohor.

Nëse do të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ajo duhet të përfshijë zgjidhjen e çështjes së anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të stimuloj palët përmes një pakoje për zhvillim ekonomik. Fokusi duhet të jetë tek të drejtat e komunitetit serb në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel të cilat janë të pezulluara, përfshirë Komunitetin/Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Gjithashtu, marrëveshja do të duhet të përqendrohet në procesin e demokratizimit të të dy shoqërive. E fundit, por jo për nga rëndësia, nuk duhet të ketë një marrëveshje pa adresimin e provizioneve të drejtësisë tranzicionale.


Ky shkrim mbështetetet nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D), si pjesë e projektit “Rruga Dytësore Drejt Evropianizimit: Një Qasje Partneriteti”, financuar nga Fondacionet për Shoqëri të Hapur.

Avatar
Jovana Radosavljević

is a researcher and civil society activist from Leposavic. She is a TLP scholar and holds MA in International Studies from Joseph Korbel School of International Studies, University of Denver, with specializations in Conflict Resolution and International Development and a BA from Faculty of Political Science, University of Belgrade. She has extensive experience in working on election monitoring in Kosovo. While pursuing MA degree, she worked on researching external support to nonviolent campaigns in Serbia. Jovana worked in the nonprofit sector in the US with NGO DzBuilding Bridges Shiftdz. Before starting MA she worked for EU Election Observation Mission for Municipal and Legislative Elections in Kosovo, as well as interpreter, journalist, editor and presenter at RTV Mir. Main interests: conflict resolution, international development, comparative politics, elections, gender equality.