Dušan Milenković

Dušan Milenković  është e Kryetar e Bordit të Drejtorëve në Organizatën Nisma e Re Sociale.Dušan Lj Milenković ka përvojë dhjetë vjeçare të punës në agjencione ndërkombëtare për zhvillimin e politikave sikurse që janë Instituti Nacional Demokratik dhe Fondacionit Westminster për Demokraci, dhe menaxhimin e programeve të cilat janë të orientuar në punën me akterët politikë në Serbi dhe Regjionin e Ballkanit Perëndimor. Është i familjarizuar me bashkësin e donatorëve dhe sektorin civil në Regjion, anëtar aktiv i të cilit është që nga viti 2007. Është i inetersuar në problemet e thella të sistemeve politike, veçanërisht në vendet e regjionit, ndërsa në kohën e fundit edhe me zbatimin e çasjes biheviorale në politikë dhe ekonomi. Posedon liçencën britaneze për menaxhimin e projekteve në sektorin zhvillimor (PMD PRO). Merret me shkrime.

Shpetim Gashi 

Shpetim Gashi  është  e Bordit të Drejtorëve në Organizatën Nisma e Re Sociale. Shpëtim Gashi është nënkryetar i Këshillit për Qeverisje Inkluzive, organizatë joqeveritare ndërkombëtare me seli në ShBA. Ai fokusohet në çështjet e qeverisjes dhe të zhvillimit politik në vendet në transicion. Mban MA në çështjet Ndërkombëtare nga Universiteti i Kolumbisë dhe BA në Shkencat Politike nga Universiteti i Massachusetts Boston.

Dina Milovanović

Dina Milovanović është e Bordit të Drejtorëve në Organizatën Nisma e Re Sociale. Dina ka titullin Master në Politika Publike nga Universiteti Shtetëror i Oregon (UShO) dhe gjithashtu ka përfunduar studimet Master për Etnologji dhe Antropologji në Universitetin e Beogradit. Më parë, Dina ka punuar si hulumtuese dhe konsulente në shoqërinë civile dhe organizata ndërkombëtare në projekte që lidhen me politikat publike, politikë, të drejtat e njeriut dhe komuniteteve, përfshirje sociale, e të tjera. Dina është një hulumtuese e shkëlqyer me më shumë se pesëmbëdhjetë tituj, përfshirë botime të rishikuara dhe të pavarura. Gjatë studimeve të saj në UShO, Dina mori një çmim të Komisionit Presidencial për Gratë në Shkencë (2018) dhe shërbeu si një Lehtësuese e Programit për Gratë në Politikë. Në 2015 Dina mori një çmim për punimin më të mirë të temës së diplomës të MA në fushën e Etnologjisë dhe Antropologjisë.

Miloš Milovanović

Miloš Milovanović  është  e Bordit të Drejtorëve në Organizatën Nisma e Re Sociale. Karriera e z.Milovanović filloi si rezultat i dëshirës së tij për të bërë një shoqëri të ndryshme pasi beson se e ardhmja jonë është e formuar nga mendjet dhe përpjekjet tona për për një të nesërme më të mirë. Z. Milovanović e kanalizoi këtë pasion në praktikë duke u angazhuar me organizata ndërkombëtare dhe OJQ për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndërtimin e demokracisë dhe forcimin e zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Përmes dy përvojave të gjata në udhëheqjen e organizatave të shoqërisë civile dhe menaxhimin e programeve të vogla dhe të mëdha, z. Milovanović zhvilloi një kuptim të ndryshëm dhe të thellë të sektorit të zhvillimit, i cili e bëri atë një udhëheqës të vërtetë strategjik. Miloš ka një Master në Administrim të Biznesit nga Universiteti Willamette me bazë në Shtetet e Bashkuara - Atkinson School of Management. Aftësitë udhëheqëse dhe udhëzuese të z. Milovanović ishin thelbësore për zhvillimin e Iniciativës së Re Sociale. Mandati i tij si Kryetar i Bordit u veçua nga rezultate të mëdha dhe rritje që ndikoi që NSI të shëndris si yll në skenën e shoqërisë civile të Kosovës. Për momentin, Miloš udhëheq Iniciativat e Mediave të USAID-it dhe Aktivitetin e Mbështetjes së Partneritetit në Serbi, i zbatuar nga Propulsion me qëllim të rritjes së aftësive të qytetarëve serbë për të lundruar në peizazhin e ndërlikuar të mediave dhe të marrin pjesë në mënyrë efektive në jetën moderne ekonomike, sociale dhe politike.