Thirrje për Aplikim – Skema e Nën-Grantimit

 “Fuqizimi i zërave gjithpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave”

Afati i aplikimit: 28 shkurt 2022 në orën 16 CET

Numri i përafërt i nën-granteve që do të jepen: 5 grante

Buxheti maksimal i lejuar për projekt: 5000 euro

Kriteret e përshtatshmërisë: Organizatat dhe shoqatat e shoqërisë civile të regjistruara që përfaqësojnë grupet rinore në Kosovë

Periudha e zbatimit: Deri në 6 muaj

 

Kush jemi ne?

Projekti “Fuqizimi i zërave gjithpërfshirës të viktimave, transformimi i narrativave” (SIVV) është një nismë e përbashkët e zbatuar në Kosovë, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, nga Lëvizja Paqesore PAX, Qendra Ndërkombëtare për Drejtësi Tranzicionale (ICTJ), Integra, Iniciativa e Re Sociale (NSI), Iniciativat Qytetare (CI), dhe Veprimi i Paqes (PA) të mbështetur nga Bashkimi Evropian. Projekti synon të mbështesë iniciativat e drejtësisë tranzicionale kuptimplota dhe të udhëhequra nga viktimat, me objektivin e përgjithshëm për të gjeneruar politika kombëtare dhe rajonale për trajtimin e së kaluarës, të cilat integrojnë në mënyrë kuptimplotë nevojat dhe kërkesat e viktimave dhe grupeve të tjera të prekura nga konfliktet, dhe për të luftuar urrejtjen dhe diskurset nacionaliste në mënyrë efektive.

Integra dhe NSI janë partnerë kombëtarë që zbatojnë aktivitetet e SIVV në Kosovë. Aktivitetet e projektit deri më tani përfshinin kryerjen e raportit të vlerësimit të avancuar të nevojave bazuar në intervistat me grupe të ndryshme viktimash në Kosovë, si dhe ofrimin e një sërë modulesh të trajnimit të përshtatura për grupet e viktimave.

Çka vjen pas?

Qëllimi i kësaj skeme subgrantesh është të mbështesë grupet rinore në zbatimin e nismave vendore kuptimplote të drejtësisë tranzicionale. Ne po kërkojmë të mbështesim dhe trajnojmë aktivistë të rinj të komunitetit, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv dhe transformues në përfshirjen e bashkëmoshatarëve të tyre në dialogun për të kaluarën (dhe të ardhmen) dhe në ndryshimin e mendësisë së bashkëmoshatarëve të tyre që janë të ndjeshëm ndaj ndikimit të narrativave nacionaliste.

Të gjitha aktivitetet nën këtë thirrje duhet të planifikohen në një mënyrë që të sigurojë një mjedis të sigurt për të gjithë, për të shkëmbyer histori dhe përvoja pa frikën se mos nuk respektohen për shkak të përkatësisë etnike, fesë ose gjinisë. Aktivitetet duhet të jenë të hapura për perspektiva dhe interpretime të shumta të historisë dhe të jenë të rëndësishme për proceset e drejtësisë tranzicionale në komunitetin lokal.

Për çfarë lloj aktivitetesh mund të aplikojnë grupet e të rinjve?

Ne po kërkojmë të mbështesim një gamë të gjerë aktivitetesh që mund të fokusohen në:

  • Aktivitete të dokumentimit dhe të historisë gojore
  • Projekte për ruajtjen e kujtesës
  • Aktivitetet për përfshirjen e komunitetit dhe dialogut
  • Projekte kërkimore në shkallë të vogël me mbështetjen e NSI dhe Integra
  • Avokimi ndaj autoriteteve lokale dhe kombëtare për politikat që avancojnë gjetjen e së vërtetës, korrigjimin dhe drejtësinë
  • Projektet arsimore
  • Projekte që përfshijnë të rinjtë/gjeneratat e reja (p.sh. mbi historitë gojore, ruajtjen e kujtesës)
  • Vizita studimore
  • Aksione përkujtimore apo aksione rrugore
  • Prodhime mediatike dhe arti, duke përfshirë prodhime inovative dixhitale

Kur është e përshtatshme, produkte dhe/ose produkte kërkimore do të prodhohen për ndarje më të gjerë. Një përzgjedhje e aktiviteteve të drejtuara nga viktima, nëse është e përshtatshme, do të paraqitet në një publikim përfundimtar të projektit.

Të gjitha propozimet do të shqyrtohen nga Integra dhe NSI, të mbështetur nga PAX dhe ICTJ. Buxhetet e propozuara gjithashtu do t’i nënshtrohen rishikimit dhe për shumën e saktë do të bihet dakord përpara nënshkrimit të kontratës së nën-grantimit. Kërkesa e detyrueshme për çdo aplikant është të planifikojë shpenzimet buxhetore për një Menaxher Financiar profesionist i cili është i njohur me procedurat dhe rregulloret financiare të kërkuara nga BE-ja.

Ju lutemi kini parasysh se të gjitha kostot e raportuara duhet të përjashtojnë TVSH-në.

Kohëzgjatja e parashikuar e projekteve është deri në 6 muaj dhe të gjitha aktivitetet duhet të përfundojnë gjatë vitit 2022.

Çka nëse aplikimi juaj është i suksesshëm?

Të gjitha organizatat e përzgjedhura do të duhet të kalojnë nëpër një trajnim të detyrueshëm për zhvillimin e kapaciteteve në fushën tematike të parimeve të drejtësisë tranzicionale, të kuptuarit e perspektivës më të gjerë të drejtësisë tranzicionale dhe parimeve udhëzuese të saj – dinjiteti, të drejtat, gjithëpërfshirja, etj. dhe menaxhimi organizativ.

Pas përfundimit me sukses të të trajnimit, aplikantët e përzgjedhur do të nënshkruajnë një kontratë me NSI ku do të përshkruhen përgjegjësitë e raportimit dhe përgjegjësitë e tjera që lidhen me zbatimin e projektit.

Si të aplikoni?

Plotësoni aplikacionin për grant dhe formën e buxhetit dhe dërgojini së bashku me dokumentet mbështetëse në office@newsocialinitiative.org

Dokumentet mbështetëse për organizatat/shoqatat e regjistruara:

  • Certifikata e regjistrimit të organizatës (e skanuar)
  • Certifikata fiskale e organizatës (e skanuar)
  • Konfirmim bankar për llogarinë bankare të Organizatës

Keni ndonje pyetje?

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me formularët e aplikimit ose keni nevojë për ndihmë për të aplikuar, ju lutemi kontaktoni mandricrakic@newsociainitiative.org (për pyetje në serbisht) ose kulmita.kajtazi@ngo-integra.org (për pyetje në gjuhën shqipe).

Afati i fundit për dorëzimin e pyetjeve dhe kërkesave për ndihmë është 21 shkurt.

Ju lutem klikoni në linkun me poshtë për të i shkarkuar dokumentet e aplikimit:

Aplikacioni për grant

Buxheti

Shares