Lidhur me sulmin fizik ndaj pronarit të kompanisë Puls inzinjering dhe të RTV Pulse, Nenad Millenkoviq, i cila ka ndodhur me datë 27.04.2020 para selisë së Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, theksojmë se informacioni që katër persona të maskuar kanë rrahur një njeri në qendër të Mitrovicës së Veriut në orët e paradites, vë në pah faktin se dhuna në Kosovë edhe një herë doli të jetë më e fuqishme se sa sundimi i ligjit dhe se kriminelët demonstruan edhe një herë se ndjehen superiorë ndaj gjyqësorit dhe drejtësisë.

Ne vend te dënimit të mëtejmë të rastit, që është i vetëkuptueshëm për çdo njeri normal dhe institucion apo organizatë të përgjegjshme, kërkojmë:

1. Që Policia të lëshojë një deklaratë urgjente përmes së cilës publiku i gjerë do të njoftohet në detaje për atë se çfarë saktësisht ka ndodhur me rastin e sulmit ndaj Nenad Millenkoviq në qendër të qytetit të Mitrovicës së Veriut më datë 27 prill 2020, pasi që informacionet aktuale të Policisë dhe deklarata e përfaqësuesit kompetent të Policisë janë të paqarta dhe jo bindëse se sulmuesit do të identifikohen dhe arrestohen.
2. Që Prokurori kujdestar të tregojë publikisht hapat e ndërmarrë pas aktit të dhunës dhe ndaj personave përgjegjës për sulmin, dhe se si ai garanton që kësaj radhe autorët dhe eventualisht bashkëkryerësit dhe urdhëruesit do të ndiqen dhe të ndëshkohen penalisht.
3. Që komuna e Mitrovicës së Veriut në të territorin e së cilës ndodhi sulmi ndaj sipërmarrësit serb të deklarohet në lidhje me sulmin ndaj Nenad Millekoviqit dhe të ofrojë mbështetjen e saj për të hedhur dritë mbi rastin, sqaruar motivet e sulmit dhe që personat përgjegjës të sillen para drejtësisë.
4. Që Policia urgjentisht të vërtetojë pse (në bazë të informatave që Nenad Millenkoviq ka marrë nga Policia) në momentin e sulmit nuk kanë punuar kamerat e vëzhgimit para selisë së Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës, në mënyrë që të eliminohen të gjitha dyshimet dhe spekulimet që bëhet fjalë për një sulm të organizuar ndaj individit të pambrojtur dhe të vërtetohet nëse ka elemente të fshehjes së veprës penale.
5. Që Organi i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës urgjentisht të vërë në dispozicion të publikut të gjitha të dhënat përkatëse që lidhen me procedurën e prokurimit publik për të paktën nga periudha 1 janar 2019 deri më sot, me informacion transparent mbi llojin dhe qëllimin e prokurimit, personat juridikë dhe fizikë që kanë aplikuar dhe me të cilin është lidhur kontrata, shumat e përcaktuara nga kontrata, si dhe një raport i shkurtër për rezultatet, d.m.th. realizimi i punës me ilustrime e fotografi, si dhe paraqitja e tyre në një konferencë për shtyp brenda një afati dyjavor.
6. Që Zyra për Kosovën të mbledhë faktet dhe të vërtetojë rrethanat në të cilat ndodhi sulmi ndaj Nenad Millenkoviqit, të verifikojë pretendimet e tij për prokurim të paligjshëm nga Organi i Përkohshëm i Komunës së Mitrovicës, dhe pastaj të fillojë çdo procedurë kundër Organit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës për shpërdorim, ose kundër Nenad Millenkoviqit për përhapjen e informacionit të rremë apo sulmit ndaj nderit dhe reputacionit të institucioneve ose individëve.

Kërkojmë që institucionet kompetente të bëjnë punët e tyre në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme, të mbrojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të bëjnë çmos për të siguruar që fondet publike përdoren për të mirën e qytetarëve dhe komunitetit.

Nënshkruesit e komunikatës:

OJQ Media Centar – ÇagllavicĂ«
OJQ Qendra pĂ«r PaqĂ« dhe TolerancĂ« (Centar za mir i toleranciju) – GraçanicĂ«
OJQ Bota bardh e zi (Crno Beli svet) – Leposaviq
Radio Gorazhdevac – Gorazhdec
OJQ Aktiv – Mitrovica e Veriut
OJQ Qendra pĂ«r Zhvillimin e Komuniteteve (Centar za razvoj zajednica) – Mitrovica e Veriut
RTV KIM – ÇagllavicĂ«
Portali Gracanica online – GraçanicĂ«
OJQ Komunikimi pĂ«r zhvillimin e shoqĂ«risĂ« (Komunikacija za razvoj društva) – GraçanicĂ«
OJQ Qendra pĂ«r Iniciativa Sociale (Centar za socijalne inicijative) – Mitrovica e Veriut
Radio Kontakt Plus – Mitrovica e Veriut
OJQ Nisma e Re Sociale (Nova društvena inicijativa) – Mitrovica e Veriut
Qendra Humane MitrovicĂ«s (Humani centar Mitrovica) – Mitrovica e Veriut
Instituti pĂ«r Zhvillimin Ekonomik Territorial (Institut za teritorijalni ekonomski razvoj) – Zubin Potok
RTV Mir – Leposaviq
RTV Herz – ShtĂ«rpcĂ«

Shares